Saturday, July 27, 2024

Berisha paralajmëron protestë tjetër: Shqipëria në Tiranë në ditën anti-Edvin

Pas parlamentit, protesta e opozitës ka vijuar në të ashtuquajturën prej tyre “rruga e shpresës” afër banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ndodhur në masën “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur mbështetësit e tij, teksa është shprehur se nuk ka forcë në botë që do të mbrojë simbolet e krimit në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka paralamëruar protestë tjetër më 20 Shkurt, ditë në të cilën shënohen 33 vite nga rënia e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Ndërkohë, qëndresën e opozitës, Berisha e ka quajtur “beteja e luanit”, për të cilën ka thënë se do të jetë shembja e ngrehinave të krimit. Më tej, kryedemokrati Berisha ka thënë se në ditët në vazhdim do të jenë qindra-mijëra vetë që do të ngrihen për të ardhmen e Shqipërisë.

“Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Me 20 Shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve. 20 Shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, theksoi ai.

I pranishëm për herë të parë afër banesës së Sali Berishës së bashku me protestuesit ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë