Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se nuk do ta pranojë ‘Ballkanin e Hapur’, pasi është një aleancë në shërbim të Serbisë së Madhe.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ i shërben edhe influencës ruse në rajon.
“Ne nuk do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është në fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon”, tha ai.
Berisha shtoi se nëse Vuçiç do bëjë përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do përballet me reagimin e kombit shqiptar si një komb i vetëm.