Friday, November 22, 2024

Berisha ”non grata”/ Topalli: Gabim i SHBA-ve

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Topalli e cilësoi këtë vendim “një gabim”, teksa theksoi se Berisha ka pasur raporte shumë të mira me SHBA-në.

Jozefina Topalli: “Unë mendoj që koha ka për të sqaruar çdo gjë. Berisha ka raporte të jashtëzakonshme me SHBA . Ai që ka vendosur raporte me  SHBA-në është Berisha. Ai që ka sjellë në Shqipëri presidentin amerikan është Berisha. Ai që solli Hilary Clinton është Berisha. Njeriu që e ka futur vendin në NATO është Berisha. Këto janë fakte, nuk mund të mohohen. Ka një moskuptim shpallja non grata. Për mua, ka qenë gabim. Ndoshta ka munguar informacioni i duhur, nuk e di ç’ka qenë. Uroj që të kapërcehet dhe të rivendosen ato marrëdhënie që kjo forcë politike ka pasur me perëndimin. Është në gjenezën e saj që të jetë pro amerikane.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë