Thursday, November 21, 2024

Berisha ”non grata”/ Media amerikane: Nuk ka prova, Blinken i lidhur me Soros

Gazetari njohur amerikan, Matt Palumbo, që shkruan për emisionin Bongino në Fox, vazhdon të theksojë se vendimi për Sali Berishën erdhi për shkak të lidhjeve të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me miliarderin George Soros. Sipas tij, po mashtrohet me ekzistencën e provave për Berishën.

Nga Matt Palumbo, Bongino

Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, ka kërkuar për herë të tretë, fakte nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në lidhje me sanksionet kundër ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, një kritik i George Soros, i cili ka shkëmbyer publikisht goditje me miliarderin e majtë në shumë raste. Ndoshta jo rastësisht, Blinken ka lidhje familjare me Sorosin, gjë që ka ngritur dyshime kur ai sanksionoi Berishën në fillim të majit.

Në lidhje me kërkesën e tij për informacion për ‘korrupsionin e rëndësishëm’ që Blinken supozon për Berishën, Zeldin shkroi më 24 nëntor:

“Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë”.

Kongresmeni Zeldin iu referua lidhjes së Soros kur filimisht mori në pyetje Blinjken gjatë një seance të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor për sanksionet drastike që ‘u duken se erdhën nga askundi’. “Ai njihet gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë moment për të justifikuar këtë lëvizje dramatike,” pyeti Zeldin.

Në përgjigje të pyetjes, Blinken mohoi që të kishte një komunikim me Soros, por tha se ai nuk mund të flasë për askënd tjetër në Departamentin e Shtetit. Kur u vu nën presion mbi provat për korrupsion, Blinken tha se të gjithë protokollet e duhura janë ndjekur, duke mos ofruar asnjë provë për korrupsion.

Gjatë marrjes në pyetje, Blinken u përgjigj me qetësi para Zeldin, ndërsa e siguroi atë se do të ishte në gjendje që ofronte provat për korrupsionin e supozuar pas seancës, por nuk do i jepte aty. Dhe sigurisht është mashtrim, dhe kjo dëshmi ende nuk ka dalë në sipërfaqe pavarësisht kërkesave të shumta.

Departamenti i Shtetit iu shmang në përgjigjen e tyre fillestare (dhe të vetme) ndaj Zeldin në qershor, duke argumentuar në thelb se ‘ne hetuam vetë dhe e kemi bërë gjithçka siç duhet’, duke shkruar: “Departamenti i Shtetit mund të konfirmojë se ka ndjekur procedurat e vendosura për të përcaktuar nëse ai ishte i përfshirë në korrupsion të konsiderushëm në kohën kur ishte zyrtar publik”, por përsëri nuk dha asnjë provë.

Në gusht, Zeldin u përgjigj duke kërkuar sërish se pse sanksionet erdhën tani, pavarësisht se Berisha u largua nga detyra në vitin 2013, gjatë administratës Obama-Biden. Zeldin kërkoi një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar çdo inteligjencë të re për korrupsionin e supozuar dhe procesin që Departamenti përdori që ‘solli këto sanksione tetë vite dhe dy administrata presidenciale amerikane më vonë”.

Mungesa e përgjigjes ndaj këtyre pyetjeve solli edhe letrën e fundit të Zeldin.

Dhe sigurisht që ka shumë pyetje që duan përgjigje.

Siç e dokumentoj unë në librin tim të ardhshëm mbi George Soros:

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’.

Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’.

Dhe pa dyshim që ashtu është.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë