Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka njoftuar “Foltoren” e radhës më 1 dhjetor.
Takimi do të zhvillohet në qytetin e Bajram Currit në orën 16:30 te Pallati i Kulturës “Dardania.” Berisha fton të gjithë demokratët e Tropojës që t’i bashkohen.
“Të dashur miq,
Ditën e mërkurë, datë 1 Dhjetor, ora 16:30, tek Pallati i Kulturës “Dardania” në qytetin e Bajram Currit mbahet “Foltorja” e Prof. Dr. Sali Berishës me demokratët e Tropojës.
Ftojmë të gjithë demokratët e Tropojës të marrin pjesë! Vetëm të bashkuar fitojmë!
#MeTeBashkuar
#MeTeForte
#MeTeHapur”