Ish-kryeministri Berisha deklaroi se Foltorja e demokratëve është shndërruar në një uragan të madh shprese dhe optimizmi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.
Nga Lezha, ku zhvilloi Foltoren e rradhës, Berisha u shpreh se se për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi dhe shpresë, e cila ashtu sikurse përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë pas 30 vitesh edhe narko-shtetinqë sipas tij, drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Sali Berisha: ”Lezha ishte qyteti i Besëlidhjes shqiptare. Në këtë qytet prijësit e kombit shpallën Skënderbeun zot të shqiptarëve. Dua tu falënderoj me mirënjohje të madhe të gjithë ju për këtë foltore të zjarrtë me të cilin ju ndizni dhe çoni peshë zemrat e lezhjanëve dhe mbarë shqiptarëve. Foltorja e demorkatëve është shndërruar në një uragan të madh shprese dhe optimizmi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.
Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi dhe shpresë, e cila ashtu sikurse përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë pas 30 vitesh edhe narko-shtetin e Edvin Ramës. Kjo është një thirrje e brendshëm që buron nga zemrat tuaja për të shpëtuar Shqipërinë, nga gjendja që e ka zhytur Edvin Rama dhe banda e tij.