Thursday, November 21, 2024

Berisha mbërrin në selinë e PD-së pak para protestës kombëtare të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, një orë para zhvillimit të protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Dyert kryesore në katin e parë në hyrje të Kryeministrisë janë blinduar, duke u veshur me llamarinë të fortifikuar, pak orë para protestës.

Gjithashtu, në bulevard, shtyllat e ndriçimit janë me material graso.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë