Wednesday, February 5, 2025

Berisha manovra për të shpëtuar mandatin e deputetit/ Kërkon interpelancë me Ramën, a do ta shpëtojë kryeministri?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur manovrat për të shpëtuar djegie e mandatit të deputetit.

Më 20 qershor bëhen 6 muaj që ai nuk shkel në Kuvend dhe ligjërisht Lindita Nikolla duhet të kërkojë heqjen e mandatit. Por ish-kryeministri ka bërë një lëvizje surprizë para seancës së nesërme.

Berisha ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën, për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekret. Kërkesa është dorëzuar ditën e sotme.

Sipas rregullores, deputeti kërkues në këtë rast Sali Berisha, ka të drejtën e paraqitjes së interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

Duket se është një lloj lëvizje për ta shpëtuar kryeministri Rama, pasi nëse kreu i qeverisë pranon interpelancën, atëherë deri diku legjitimon Berishën që të shkojë në Kuvend.

A do të thotë kjo se Berisha mund të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në Kuvend, të bëhet pjesë e seancës në plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë? Kjo mbetet për t’u parë nesër.

Nga ana tjetër, është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi prej 6 muajsh ndodhet nën masën “arrest shtëpie” dhe nuk është lejuar të paraqitet në Kuvend.

Mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.

Teksa ndodhet në arrest shtëpie, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar disa herë leje për të dalë nga banesa, ku përmes avokatëve të tij ka kërkuar të shkojë në Parlament por Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Berishës.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’, si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë