Një moment i sikletshëm ka ndodhur në Kuvend mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se maxhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të zgjidhet Sali Berisha, ka reaguar menjëherë ky i fundit.
Berisha është ngritur nga karrigia drejt foltores ku Alibeajt i ishte dhënë fjala nga kryetarja Lindita Nikolla ti përgjigjej Ramës.
Por Berisha ka ndërhyrë dhe ka shtyrë me forcë Alibeajn nga Foltorja. Menjëherë i është ndërprerë fjala, duke i kaluar Fatmir Mediut.
Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-krtyeministi Sali Berisha.
Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë.