Thursday, November 21, 2024

Berisha: Kjo betejë është për rininë! Ata janë heronjtë, unë jam si sinjali i Batmanit që i fton ata

Në ditën e gjashtë të protestës të mbështetësve të kryedemokratit, nga dritarja e banesës së tij, Berisha theksoi se agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Edi Ramës është ndaj të rinjve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fjalën e tij të mbajtur ditën e sotme e ka nisur teksa ka publikuar mesazhin e një vajze të re në lidhje me pushimin nga puna të fejuarit të saj, për asyen e vetme se nuk i tregoi pronarit socialist se për kë do të votonte në 14 maj. Ajo shkruan se, agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Ramës është ndaj të rinjve.

Berisha u shpreh se Edi Rama flet shumë, por kurrë për të rinjtë, pasi ai ka të vetmin qëllim për t’i dëbuar ata nga Shqipëria në një formë osë një tjetër.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij nga dritarja e banesës u shpreh se, beteja e nisur në “rrugën e shpresës”, është para së gjithash për rininë. Berisha tha se, ata janë heronjtë, unë jam si sinjali i Batmanit që i fton ata nga qielli.

FJALA E PLOTË

Demokrate dhe demokratë anë e kënd Tiranës dhe vendit me rrezen e dritës dhe besimit për një ndryshim të madh, shpërndani nga kjo rrugë erën e ndryshimit, aq të shumëpritur nga shqiptarët.

Gjatë këtyre ditëve kam marrë me qindra e mijëra mesazhe.

Në fakt, e veçanta e tyre është se të shumta vijnë nga të rinjtë. Për befasinë timë, shumica e këtyre mesazheve ishin nga të rinjtë. Sigurisht pjesa më e madhe ishin mesazhe në rrjetin e preferuar nga të rinjtë, Tiktok.

Por ishte një mesazh, nga një vajzë e re, e cila  kur e lexova, sinqerisht më preku. Prandaj dëshiroj ta ndaj atë sot me ju:

Vajza më shkruan:

” Doktor përshëndetje. Jam një vajzë 26 vjeçe. Prej 2 vitesh punoj në shtet. Familja ime është socialiste. Emri im ka qenë te lista e patronazhistëve, e publikuar më parë. Dhe po, jam patronazhiste kështu sigurova dhe kontratën e punës. Po çfarë pune? Paguhem një rrogë lëmoshë për të ndarë zyrën me 4 veta të tjerë. Rrallë herë na japin punë konkrete për të bërë.

Gjithë jetën time – thotë vajza – e kam imagjinuar të ardhmen time në Shqipëri, pasi makthi im më i madh është të jetoj larg prindërve, veçanërisht babait i cili është i sëmurë me nga mushkritë. Por sot jam në udhëkryq. I dashuri im punonte në një mobileri të njohur. Në maj me urdhër të shefit i kërkuan votën, ndonëse kompani private. Ai refuzoi dhe në korrik mbeti pa punë. Kaq priste ai. Këtë shtator u largua në Gjermani dhe tani po kërkon të më marrë dhe mua atje.

Edhe familja ime duket dakort që unë të iki, por sytë e tyre thonë të kundërtën. Prandaj çdo natë lag jastëkun me lot, pasi nuk di çtë bëj. Kur jam në shtëpi dhe shoh babin, as nuk guxoj ta mendoj të iki, duke e ditur që ndoshta nuk e shof më kurrë.

Por sado që po përpiqem të gjej diçka të vetme që të më mbaj në Shqipëri, qoftë edhe diçka që të më genjej, nuk shoh shpresë.

Një ditë po pija kafe te një lokal poshtë shpisë tuaj dhe ju dëgjova teksa mbanit një fjalim. Fjalët nuk i dalloja dot por dëgjohej zëri. Vura re se tavolinat rreth meje u ndikuan! Nuk dolën jashtë, por kishte një ndryshim në gjendjen e tyre teksa në sfond dëgjohej zëri juaj. Prandaj unë po ju shkruaj këtë mesazh Doktor. E turpëruar pasi është mosha ime e cila duhet të sillte shpresën, por sot shpresa e vetme jeni ju. Kam vendosur të pres dhe pak kohë dhe do pi kafe më shpesh aty poshtë jush. Nëse ndodh që ata të rinj çohen nga kafetë dhe dalin në rrugë, atëhere dhe unë do bashkohem me ta. Nëse jo, ky do të jetë viti fundit që do jetoj në Shqipëri.”

Këtu vajza e mbyll mesazhin e saj. Të dashur miq, për arsye që kuptohen nuk dua t’ja përmend emrin personit. Por dua ta falenderoj thellësisht nga zemra këtë vajzë të re.

Sepse janë këto mesazhe. Është ky realitet i rinisë sot, që më rikujton pse unë po luftoj! Pse ne po luftojmë.

Nuk ka motivim më të madh për Sali Berishën sot, se ky mesazh, i cili më së miri reflekton realitetin e dhimbshëm të rinisë shqiptare.

Nuk ka motivim më të madhë së ky mesazh për t’ju bërë ballë kriminelëve dhe larove të tyre që në makutëri të plotë i kanë rrëmbyer rinisë shqiptare të ardhmen dhe u kanë shkatërruar atyre vitet më të bukura.

Miqtë e mij, çdo ditë unë ju kam folur juve për agresionin që i është bërë opozitës. Nuk është nevoja të përsëritem sot. Të gjithë i keni parë si na u vodh vula e partisë. Si u ndalua emri i Sali Berishës në fletën e votimit. Si ju mohua çdo e drejtë Kushtetuese deputetëve opozitarë në Parlament. Si u burgos në shkelje të Kushtetutës kreu i opozitës dhe i ndaluan edhe lirinë e të shprehurit – këtë të fundit as Putini nuk e ka bërë.

Ditën e djeshme ne folëm edhe për agresionin që kjo qeveri i ka bërë medias.

Por ndonëse kemi denoncuar çdo ditë agresionin ndaj opozitës dhe shpesh herë agresionin ndaj medias, nuk kemi bërë një punë të mjafueshme për të denoncuar agresionin ndaj rinisë shqiptare.

A më thotë dikush sot mua, një gjë të vetme që Edi Rama ka bërë për të rinjtë? Një të vetme.

Siç shkruante dhe vajza në mesazh, a ka sot diçka të vetme për te mbajtur të rinjtë në Shqipëri që mos largohen?

Nëse një i ri kërkon sot të mos iki nga Shqipëria, çfarë mund të përdori, përvec familjes së tij, si argument që të bindet të qëndroj?

Përgjigja ështe asgjë!

Të rinjtë nuk kanë të ardhme në Shqipëri.

Raporti i fundit i PISA, standart i matjes së cilësisë së arsimit, e nxorri arsimin shqiptar 2 dekada mbrapa. Pra të rinjtë shqiptar teknikisht po shkollohen në vitin 2000. I gjithë mundi i tyre. Vitet e sakrificave në bankat e shkollës, tërësisht i hedhur dëm.

Ndërsa Eurostat, në raportin e fundit nxorri se shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta dhe çmimet me të larta në Europë. Dhe se elektroshtëpiaket në Shqipëri kushtojnë 25% më shtrenjtë se në Europë.

Imagjinoni miq. Një çift i ri që kërkon të ndërtoj jetën këtu. Merr një banesë për të krijuar familjen e tyre. Me pagat më të ulëta dhe elektroshtëpiake 25% më të shtrenjta, si do e mobilojnë ata shtëpinë e tyre?

Arsimi i shkatërruar. Çmime jashtë kontrolli. Dhe Edi Rama tallet me satelita dhe inteligjencë artificiale. Erjon Veliaj tallet me të rinjtë. E shpall Tiranën kryeqytetin e rinisë, në vitin që Shqipëria theu rekord për emigracionin e të rinjve.

Rinia është sot shtresa më e agresuar e Shqipërisë. Sepse Edi Rama e di se duke larguar rininë, i ka zhdukur të ardhmen Shqipërisë.

Prandaj kjo betejë është beteja e të rinjve.

Dhe e kuptoj se ata janë sot të demoralizuar. E kuptoj se ata sot nuk shohin dot shpresë.

Por unë sot këtu para jush, do i kthej një përgjigje publike mesazhit të vajzës që ju lexova më parë. Dhe kjo përgjigje është për çdo të ri që nuk gjen dot një arsye për të ndejtur në Shqipëri.

Për ju të rinjtë, diktatura e Edi Ramës, është e para që përballeni.

Por për brezin tim, kjo është diktatura e dytë që përballemi. Dhe të parën, diktaturën komuniste, ne e shembëm.

Prandaj do ju them të rinjve, çfarë kam mësuar nga përballja dhe shembja e diktaturës më të egër komuniste në Europë:

Diktaturat janë si një semafor, që i ndalon këmbësorët të kalojnë rrugën.

Heronjtë në diktatura janë gjithmonë ata që vendosin ta kalojnë të parët rrugën. Vetëm kur guximtarët e parë hedhin hapin e parë dhe e kalojnë rrugën, njerëzit e tjerë inspirohen dhe i ndjekin ata.

Dhe kur të gjithë bashkë e kapërcejnë rrugën, kuptojnë që semafori ka qenë gjithmonë jeshil. Por ishte vetëm frika e tyre që i mbante të palëvizur. Mungonte vetëm guximi për ta shembur dikaturën.

Prandaj ftoj çdo të ri sot, të hedhi hapin e parë, ta kapërcejë frikën dhe apatinë e tyre. Dhe ashtu siç pothuajse ndodhi në protestën studentore të 2018, i garantoj që në pak ditë falti i tyre dhe i Shqipërisë do të ndryshojë rrjedhë.

Ndaj dhe kjo betejë para së gjithash është një betejë për rininë.

Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.

Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri.

Ju ftoj ta mbyllim këtë takim me brohorimën tonë: Zoti i bekoftë të rinjtë shqiptarë, familjet e tyre, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë