Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e tij mbajtur në Foltoren e zhvilluar në Kavajë, nga ku tregoi edhe arsyet sipas tij, se pse Edi Rama është kreu i Meduzës.
Berisha u shpreh se Rama është i lidhur me trafikimin e drogës, dhe kjo e vërteton fakti se edhe ish-ministrat e Brendshëm ishin të implikuar.
Sali Berisha: “Edi Rama dhe mafia e Sorosit, e dërgoi Tahirin në Dhomën Ovale, ku nuk kishte shkelur kurrë një ministër i Brendshëm nga Shqipëria, por duhej të shkelte Saimir Droga për të na turpëruar të gjithëve ne. Ikën ai, emërohet Xhafa i drogës. I vëllai, lider i rrjetit të trafikut në Bolonjë, i dënuar, drejtonte trafikun nga Vlora, i lirë, sepse i paguante Edi Ramës.
Pasi mori erë çdo gjë, ka emëruar skuthin e familjes, Çuçin e familjes. Dhe nuk merret me grupet kriminale, por merret me kundërshtarët politikë, dhe nxjerr policët në rrugë për të më bllokuar rrugën. Qafën do thyejnë të gjithë këta miqtë e mi.”