Wednesday, January 15, 2025

Berisha i shfaq videon në Kuvend, ja si reagon Basha

Gjatë seancës parlamentare ka patur një debat mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit tha se “Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama për aq sa e ka kapur padiskutim që është nga parafolësi”, duke iu referuar në këtë rast Berishës.

Por nga ana tjetër, Berisha i është kundërpërgjigjur duke i thënë se PD atë kohë nuk i votoi 7 ligjet. Ai u shpreh se ka qenë për Vettingun, por jo që kjo të përdorej si armë gjahu.

Sali Berisha: Kam një përgjigje sepse u ngrit pas meje. Ai lëshoi edhe një akuzë. Dua ta sqaroj këtë zotërinë. Jo nuk është votuar projekti. Po kemi qenë për Vettingun dhe jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, ose e di, por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës. Të them unë ty. Ka qenë marrëveshje që ligjet organike, 7 ligjet do të votoheshin me konsensus. Po flas për PD në atë periudhë. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare dhe jo ju që votoni. Ja ku është deklarata e tij dhe sot bëni sikur nuk jeni me ata. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkarisht. Por tani pasi ua fusin ata në mengele, jo zotëri kam kundërshtuar çdo etapë.

Berisha publikoi edhe një video nga një deklaratë e Bashës asokohe. Ndërkohë, kryedemokrati zgjodhi që të mos përgjigjej.  

“Komploti është zbuluar. Projekti i Vettingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në tiranë për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e Be-së, bashkëkomplotistët këtu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare”, thoshte Basha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë