Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protesën e nesërme, që do të zhvillohet në sheshin para Kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se ka ardhur koha që Rama të largohet nga pushteti, teksa e cilësoi atë një anti-shqiptar.
“Të largojmë një person, një anti-shqiptar, një armik të qënies sonë kombëtare, s amë parë nga pushteti. Sirenat e zemërimit, e urrejtjes së papërmbajtur ndaj kësaj qeverie, e dhimbjes, sakfrificës dhe mjerimit të shqiptarëve nga vjedhjet që po bëhen, në zemrat e shqiptarëve, në të katër anët e vendit. Rroftë protesta, rroftë populli opozitar”, theksoi kryedemokrati.
Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.