Saturday, July 12, 2025

Berisha: Është shkelur embargo, po shkarkohen anije ruse në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar se po shkelet embargoja me anije ruse.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rezoluta e propozuar nga deputetët e PD-së duhet të kthehet në Kuvend. Ai tha se qeveria po shkel embargon, pasi sipas tij po shkarkohen anije ruse, të cilat nuk janë grurë por tuba.

Sali Berisha: “Dy janë shkeljet më të rënda te Kuvendit, që refuzon debatin për krizën e rëndë që ka pllakosur qyyetarët, jo zyrtarët Dëshmi e një arrogance të pakufishme, e përdorimit të gënjeshtrave ndaj qytetarëve në protestë. U serviren faturat e furrave të bukës sikur janë familje nga Italia. Shprehen me urrejtje se janë pakicë.Kërkoj rezolutën po shkelni embargon po shkarkoni anije ruse, kur bota shpall Putinin kriminel lufte, ju mashtroni. Fusni rezolutën. Për ju s’ka krizë, s’ka kufizime, ka vetëm vullnet e dëshira. Ju nuk e latë të futet në rend dite.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë