Sali Berisha e nisi nga Shkodra atë që e quan vijimin e revolucionit që në 8 Janar shënoi veç fillimin. Mes mbështetësve të shumtë që ishin të pranishëm në pallatin e sportit të qytetit verior veç deputetëve ishte dhe kryebashkiakja Ademi.
Kryeministrin veç akuzave për korrupsion e keqqeverisje e bën përgjegjës se po eliminon pluralizmin duke kapur dhe përdorur Lulzim Bashën që e quan ish-kryetar.
8 Janarin dhe ndërhyrjen e policisë e vlerëson si momentin më të qartë të këtij përdorimi të Bashës nga Edi Rama. Siguron se selia e PD do të çlirohet nga ajo që e quan bandën e shtetit.
Nder parasheh dhe fundin e Lulzim Bashës. Berisha premton se do të vazhdojë takimet në të gjithë Shqipërinë deri në rrëzimin e Ramës dhe çlirimin e selisë blu nga pengu i tij Lulzim Basha.