Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e së shtunës në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.
I plagosuri, shtetasi E.C, i cili drejtonjte një motomjet është përplasur një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi L. B., 59 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.