Friday, November 22, 2024

BE për “Ballkanin e Hapur”: Përfitime më të mëdha nga përfshirja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Europian ka mbështetur deklaratat e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhejli, për “Ballkanin e Hapur”.

Ana Pisonero, njëra nga zëdhënëset e Komisionit Europian, në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se Integrimi Rajonal që bazohet në rregullat e BE-së, i sjell vetëm përfitime Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, kjo është arsyeja pse BE-ja kujdeset fort për bashkëpunimin rajonal.

“Mungesa e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal ka penguar përfitime të rëndësishme, veçanërisht për biznesin, investitorët dhe konsumatorët”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin.

Më tej BE thotë se mirëpret që pjesëmarrësit e Iniciativës për Ballkanin e Hapur të jenë të përkushtuar për të promovuar integrimin më të madh rajonal.

Po ashtu Pisonero tha se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.

Ajo shtoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin nga përfshirja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Mbetet e qartë se përfitimet më të mëdha do të vinin nga gjashtë shtetet e Ballkanit. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve. Kjo është e rëndësishme për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar sa më mirë investimet sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e vetëm të BE-së”, tha zëdhënesja e KE-së.

Në fund theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-n, Komunitetet e Transportit dhe Energjisë për të sjellë përfitime për të gjithë BB-në dhe më gjerë përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal.

Ndërkaq, të martën, Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dalë haptas pro nismës së “Open Balkan”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt, Varhelyi ka ftuar tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës, pasi sipas tij përfitimi ekonomik i tyre do të ishte shumë i madh.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë