Nga blerja e votave, blerja e ndjekësve në rrjetet sociale, te tentaviva për të vjedhur Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky është rrugëtimi i Lulzim Bashës në këtë fushatë të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
Ditën e sotme, Basha ka arritur deri aty sa të vjedhë profilin zyrtar të liderit historik të PD, Sali Berisha dhe të transmetojë takimin e vet në Shkodër përmes faqes së ish-kryeministrit.
Falë reagimit në kohë, llogaria personale e Berishës nuk është arritur të hakohet.
Deputetin Basha nuk e ndjekin prej kohe në rrjetet sociale, aq sa ai detyrohet të paguajë shuma të majme me Endri Hasën për të blerë shikues nga Bangladeshi, India dhe Nepali.
Por edhe kjo lëvizje rezultoi blof i madh.
Ka nisur edhe blerjen e zgjedhësve, por duket qartë se me paratë që po shpenzohen nuk do të arrihet objektivi në 6 mars dhe Lulzim Basha me kandidatët e tij nuk do t’i largohet vendit të tretë.
Kujtojmë gjithashtu që Lulzim Basha ka vjedhur edhe logon e PD, të cilën e ka konfiskuar në bashkëpunim me Edi Ramën dhe policinë e tij, prej datës 8 mjanar 2022.
Si të mos i mjaftojnë gjithë këto vjedhje ditën për diell, Lulzim Basha tentoi të bëjë të vetën edhe Facebook-un e liderit historik të PD, Sali Berisha.