Saturday, September 13, 2025

”Basha peng i Ramës”/ Berisha: Përgatitemi për protestat më të fuqishme që janë parë ndonjëherë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta nga më të fuqishmet që ka parë ndonjëherë vendi. Nga Berati, ku mbajti foltoren e rradhës, Berisha ripërsëriti faktin se kryedemokrati Lulzim Basha është peng i kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera, Berisha tha se këto foltore kanë qëllim që të mbrojnë sovranitetin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha: ”Do të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë kurrë më parë. Nuk rrimë në popull i dhunuar, nuk meritojmë të jemi votë-vjedhur. Ne jemi qytetarë të lirë. Tani për tani, Rama ka marrë peng Bashën. Ai pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin dhe e ka kapur një frikë nga të gjithë ju, prandaj nuk jua takon. Paraqet takimet tona si anti-amerikane kur ato janë pro-amerikane dhe të tilla do të mbeten. Këto foltore kanë qëllim që të mbrojnë sovranitetin e forcës tonë politike, se përndryshe jemi fasadë dhe kurrë nuk vijmë në pushtet.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë