Syri Televizion, faktoi me prova mashtrimin e Lulzim Bashës dhe Jemin Gjanës, për numrin e delegatëve, në kuvendin e 18 dhjetorit.
Ndërsa Basha pretendon se në sallë, ishin 5004 delegatë, Syri TV, numëroi live karriget e sallës, të cilat rezultuan 1958. Kjo vërtetoi që Basha nuk kishte në sallë as kuorumin prej 3820 delegatësh që duhet për të marrë vendime.
Ndërsa kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pretendon se 5004 delegatë morën pjesë në kuvendin kombëtar, të ditës së shtunë, Syri Telëvizion, në një vëzhgim live, numëroi të gjitha ndënjeset e pallatit të kongresve, duke hedhur poshtë pretendimet e Bashës, të cilat para fakteve tregojnë sa qesharake është bërë kupola e shkarkuar e PD.
Nga numërimi prej 30 minutash që bëri gazetari Ermal Rizai, në transmetim Live, rezultoi se numri i karrigeve në sallën e pallatit të kongreseve, ishte 1958, shumë herë më pak se sa numri i delgatëve që raportoi Jemin Gjana.
Sipas numërimit të të gjitha zonave të Pallatit të Kongreseve, mungojnë 3046 karrige për të arritur shifrën e rreme të Bashës dhe Jemin Gjanës./Syri tv