Lulzim Basha e humbi toruan kur doli sot përpara gazetarëve. Këta të fundit mbetën të habitur me reagimin e një personi që sapo ka dalë nga humbja e gjashtë zgjedhore.
Por këtë herë, ai ka dalë jo vetëm forcë e tretë, por është katandisur në parti të vogël.
Basha u mbrojt disa herë duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se pjesëmarrja ishte vetëm 30 përqind.
Por gazetarët insistuan se ai ishte arsyeja kryesore se përse është kjo pjesëmarrje e ulët.
Pikërisht në këtë moment, Basha i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ka humbur asnjë garë.
“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Basha.
Ai deklaroi disa herë se lufta sapo ka nisur, duke treguar edhe njëherë se mbetet vetëm subjekt memesh dhe asgjë më shumë.