Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar sot në selinë e PD-së për të zhvilluar takimin me grupin e punës në zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
Basha është rrethuar nga gazetarët, duke u shprehur zgjedhjet janë normë e statutit duke u shtuar se po ndiqet i njëjti proces si në vitin 2014.
Numri një i Partisë Demokratike, ka kërkuar që vëmendja e mediave të përqëndrohet në një tjetër lajm, propozimin e një neni për oligarkinë.
Lulzim Basha: “Ne kemi shumë sfida por asgjë nuk e pengon PD që të zbatojë normat e statutit. Aq më pak interesat personale, që të pengojnë zgjedhjet me risinë 1 anëtar, 1 votë. Risi për të cilën PD është balllartë. Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014. Por vëmendja juaj sot duhet që të përqëndohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet Vettingut të politikanëve. Që është javën e ardhshme do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në “antimafia” edhe nene kundër oligarkisë.”