Menjëherë pas fjalës së mbajtur të ish-kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e rradhës, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twiter” Basha shkruan se sa e trishtueshme është të dëgjosh se sa “poshtë ka rënë Sali Berisha”.
Duke i konsideruar deklaratat e Berishës si “trillime”, ai ka thënë se asnjë e tillë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
Lulzim Basha: E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 21, 2021