Saturday, July 27, 2024

Bardhi: Rama dha urdhër të paligjshëm që deputetët e opozitës të mos futeshin në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se i dha urdhër Gardës të mos lejonte deputetët e PD për të hyrë në Parlament.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas mbylljes së seancës plenare që zgjati rreth 15 minuta, Bardhi tha se kjo situatë ndodh vetëm në vende autoritare, ku deputetët e opozitës pengohen që të hyjnë brenda parlamentit.

“Siç e patë sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt, personi iakuzuar nga njeriu i tij më i afërt si koka e aferës së inceneratorëve dhe me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancave plenare.

Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak dhe me djersë në një fushatë ku Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të kenë mundësi të futen në sallën e seancave plenare. As garda, as policia që dhunon qytetarët që protestojnë sot, nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës.

Do t’i bashkohem çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”, u shpreh Bardhi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë