Thursday, November 21, 2024

Bardhi: Në 11 dhjetor mund të ketë miting, jo Kuvend Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi theksoi se “mund të ketë në datën 11 një miting por kuvend kombëtar të PD-së ka kur atë e thërret kryesia e partisë, ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ose ¼ e anëtarëve të partisë”. 

Në një deklaratë për gazetarëtBardhi u shpreh se demokratët dëgjohen duke u nxjerrë nga kasaforta e jo duke u kyçur brenda saj, duke ironizuar kasafortën ku mbahen firmat e delegatëve të PD-së për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Gazment Bardhi: “Unë nuk jam institucion që do duhet t’i provojë dikujt diçka, ka një pretendim që janë siguruar firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Deri dje bërtitej për të mbledhur Kuvendin Kombëtar dhe sot që është dita nuk ndiqet procedura. Dhe tani që nuk janë ¼ e firma dhe zëri i këtyre demokratëve duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Dhe nëse janë 1/10 e delegatëve, apo anëtarëve të dalin nga aty, të protokollohen dhe t’i dërgohen kryesisë së partisë. Demokratët dëgjohen duke i nxjerrë nga kasaforta. Institucion nuk është kasaforta, është mjet personal. Unë nuk kam kasafortë në zyrën tim sepse nuk kam çfarë fsheh, secili mund të mbyllë hallet personale në kasafortë, por jo demokratët. Demokratët kanë vetëm një hall, rrëzimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë