Friday, November 22, 2024

Bardhi: Jam gati të dëshmoj për masakrën zgjedhore në Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbrojti në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, duke deklaruar se është gati të dëshmojë në lidhje me ngritjen e kësaj strukture.

“Ata janë qytetarë të ndershëm, vullnetarë të PD dhe nuk do t’i dorëzojmë kurrë për t’u bërë ushqim për patronazhistët tuaj. Secili prej tyre ka pasur mbi shpinë gjatë katër muajve Policinë e Shtetit. Ka ardhur Policia e Shtetit dhe i ka kontrolluar me dhjetëra herë. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i armatosur. PD nuk ka ngritur grupe paramilitare.

Grupe paramilitare kishte ngritur PS me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nëse doni emra dhe informacione kur të vijë koha i themi këtu. Ajo që ne kemi ngritur është çdo strukturë që ka ngritur çdo parti politike në të gjithë botën, përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-së. Sikundër secili prej atyre vullnetarëve ka qenë pikë kontakti zyrtar me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë vepruar si struktura ilegale të panjohura”, tha Bardhi.

Ai nuk i ka kursyer akuzat ndaj Taulant Ballës, duke thënë se ai kishte bandën për shtab elektoral në Elbasan, duke kërkuar nga Prokuroria që të  hetojë trafikantët e drogës që sipas tij shoqëronin Ballën gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.  

“E kam çuar kallzim penal. Po pres të hetojë Prokuroria dhe jam i gatshëm të dal atje e të jap informacione se kush ishin trafikantët e drogës që shoqëronin nga mëngjesi në darkë Taulant Ballën dhe ekipin tuaj në Elbasan. Kush ishin njerëzit që shpalleshin në kërkim paradite nga policia dhe pasdite shoqëroheshin nga policia për të shpërndarë para’ shtëpi më shtëpi në Elbasan.

Nuk kishte Polici Shteti në Elbasan kishte bandë që komandonte nga drejtori i Policisë, që ishte i pafuqishëm për t’i luftuar. Dhe ta them unë se përse?! Sepse kjo bandë ishte shtabi i Taulant Ballës në Elbasan. Dhe Taulant Balla kishte të drejtën dhe mundësi për të shkarkuar drejtorin e qarkut, siç e bëri”, u shpreh Bardhi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë