Thursday, November 21, 2024

“Balonë Tabake”, Rama sqaron opozitën për fjalorin e përdorur në Kuvend

Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvend ku ka sqaruar termin “Balonë Tabake” të përdorur ditën e djeshme në Kuvend ndërkohë që fliste për buxhetin e vitit 2022.

Fjala e Ramës irritoi opozitën pasi ata e konsideruan fyerje ndaj deputetes Jorida Tabaku.

Rama në fjalën e tij tha se fjala e tij ishte metaforë, ndërsa shtoi se debatet në ditën e djeshme do mbahen mend për degradimin e rëndë të gjuhës.

Edi Rama: Ndjehem i detyruar të bëjë një ndërhyrje për faktin se kjo seancë ndoshta më e rëndësishmja në vitin parlamentar nuk karakterizua nga debate mbi buxhetin, por mbase do të mbahet mend për ca kohë për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor në zanafillë nga fjala ime e ndjej për detyrë që t’u sqaroj se fjala ime ishte si më poshtë: Pyet atë që ke në krahë se ajo të jep shifrat, megjithëse ti je pasi balonë tabakeje.Gjithë çfarë erdhi pas mu më kujton një moment tek filmi “il postino”, ku nëna I qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Nerudës, dhe ndërkohë është e paimgjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pastaj vazhdon një lumë i tërë përbaltjesh sharjes deri tek turrjet për grushte, duke turpëruar parlamentin. Duke qenë se kjo nisi me zonjën Tabaku, e cila bëri dhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhjet me shifrat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë