Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u takuan këtë të martë në ditën e dytë të samitit të Aleancës Veri Atlantike për të diskutuar luftën në Ukrainë si dhe rritja e tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e këtij samiti ishte edhe sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili nga Brukseli deklaroi se NATO nuk dëshiron që të shoh rikthim të konflikteve në rajon.
“Kur kam nisur këtë karrierë 30 vite më pare në qendër të shqetësimeve tona ka qene Ballkani. Ishte Bosnja si fillim dhe më pas Kosova. Dicka qe nuk duam te ndodh ne te ardhmen edhe kthimi I konflikteve ne Ballkan. NATO ka luajtur rol kyç që të ndihmojë shtetet e rajonit të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në stabilitetin më të gjerë evropian”.
Blinken u ndal përgjatë conferences për shtyp edhe mbi sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit dhe tha se Aelanca veri atlantike eshte pergjigjur me vendosshmeri ndaj aktoreve qe synojne detabilizim. Blinken mori si shembull shtimin e trupave te KFOR ne veri te Kosoves.
“Aleanca iu është përgjigjur me vendosshmëri ndaj aktorëve që po kërkojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës, sic ne e pame më herët këtë vit. Ne shtuam trupat ushtarak të misionit paqeruajtës të KFOR-it menjëherë.”
Në ditën e dytë të takimit të Ministrave të Jashtëm të Nato-s në Bruksel u diskutua gjithashtu edhe mbli luftën në Ukrainë , ndërsa aleatët premtuan më shumë mbështetje ushtarake për Kievin.