Friday, November 22, 2024

”Ballkani i Hapur”/ Rama vizitë në Beograd, takim me Vuçiç dhe Zaev

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Serbi në datat tre dhe katër nëntor, në kuadër të një tjetër takimi për nismën Ballkani i Hapur”.

Sipas informacioneve, mësohet se bashkë me kryeministrin Rama në Serbi, në të njëjtat data do të jetë edhe kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama dhe Zaev do të mblidhen bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beograd, me të cilin do të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Në fund të takimit, pritet që Rama, Vuçiç dhe Zaev të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Ende nuk dihet ende nëse u është bërë ftesë tre vendeve të tjera të Ballkanit që kanë refuzuar të marrin pjesë më herët si Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë