Ka shënuar gola shumë më të bukur.
Nedim Bajrami njihet si futbollist me klas, diçka që pranohet edhe në Serinë A, ndërsa shprehet i lumtur pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europianë.
Mesfushori kuqezi nuk arriti ta ndihmonte ekipin për të marrë rezultat, por është i kënaqur për veten, ndërsa shpreson që humbja me Italinë të harrohet sa më shpejt.
“Të shënosh për Shqipërinë në një Kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”.