Thursday, November 21, 2024

Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës përkatësisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate.

Një votë për Begajn ka ‘rrjedhur’ nga opozita, për shkak se numri i votave të PS-së dhe PSD-së së bashku ishte 77.

Bajram Begaj zgjidhet president, duartrokitet nga deputetë të mazhorancës

Në nisje të seancës, ishin të pranishëm 103 deputetë, nga të cilët 26 deputetë të opozitës.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët demokratë në mbështetje të tij bojkotuan procesin pak para votimit.

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj

Pas këtij votimi, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do duhet të presë datën 24 korrik për të nisur zyrtarisht punën si kreu i ri shtetit.

Pas Alfred Moisut, Bajram Begaj bëhet kështu ushtaraku i dytë i lartë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë që do të drejtoj shtetin shqiptar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë