Friday, November 22, 2024

”Babai ishte i mbuluar me gjak, mendova se kishte vdekur”/ Rrëfimi prekës i vajzës së biznesmenit

Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu ka treguar në një prononcim për mediat tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit, ku 10 persona grabitën banesën e tyre.

Xhelona, u shpreh se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj, ndërsa kishte rendur në dhomën e tij për të parë nëse ishte sëmurë.  Ajo tregon se u përball me burra të armatosur, të cilët i kanë kërkuar çelësat e kasafortës dhe se i kanë premtuar që nuk do t’i preknin prindërit.

Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele.

Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët. Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën.

Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrttë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë. Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin.

Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk e di se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo për mediat.

Dëshmia tronditëse e biznesmenit: Grabitësit më prenë njërin gisht me gërshërë, kërkonin çelësin e kasafortës

Nazim Çangu tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. Teksa shenjat e dhunës janë shumë të freskëta, biznesmeni tregon se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij.

Më gjuajti me kauçuk poshtë gushës. I thashë ca policë jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin Ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë s’kam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me lekë, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 autorë ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha; ‘jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë’. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë