Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka paralajmëruar se do të ketë vrasje të tjera, pas ekzekutimit mafioz të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku viktimë mbeti biznesmeni 57-vjeçar, Demir Baçka.
Hoxha ka treguar arsyen se pse ka ardhur ky ekzekutim, dhe shtoi se Fieri është universiteti i krimit të organizuar.
Artan Hoxha: “Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksi banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët. Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat.
Fieri është universiteti i krimit të organizuar. Fieri ka një mënyrë tjetër të zgjidhjes së konflikteve me kompromis. Nuk çojnë te arma. Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për atë që përfaqëson viktima. Backallinjtë janë të njohur edhe si lagje në Fier. Kanë hotel në Sarandë, Himarë, një sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, një numër të madh bagëtish. Kanë shumë biznese. Janë ekonomikisht të fuqishëm. Kanë një marrëdhënie vëllazërore shumë të konsoliduar. Ngjarja është e rëndë. Kjo është vrasje tipike me pagesë. Financuesi dhe organizatori është dikush tjetër. Kjo sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier, apo kudo të gjenden autorët”.
Si ndodhi vrasja?
Biznesmeni fierak Demir Backa u ekzekutua mbrëmjen e së dielës me breshëri kallashnikovi. 57- vjeçari ishte duke larguar nga një qendër tregtare në Fier, kur 2 autorë të maskuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij, kur Backa ishte duke u larguar.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa 57-vjeçari është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Fierit. Fatkeqësisht plumbat i kanë prekur organet jetësore, duke e bërë të pamundur mbajtjen në jetë. Ndaj Backës është qëlluar me 16 plumba nga një distancë 7-8 metra nga 2 armë të ndryshme.
Autorët pasi kanë realizuar atentatin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Benz C Klas’.
Pak çaste më pas policia ka arritur të gjej mjetin duke u djegur në fshatin Daullas. Makina nuk është djegur plotësisht, ndërsa brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë, që u përdorën nga autorët për kryerjen e vrasjes.
Mjeti i përdorur në krim ka qenë i vjedhur dhe ishte pajisur me targa të Kosovës. Policia tashmë po verifikon se kujt i përkasin targat dhe nëse zotëruesi i tyre ka lidhje me ngjarjen.