As rrufetë nuk e mposhtin Gjermaninë. “Panzerat” kualifikohen në çerekfinalen e Kampionatit Europian, pasi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Danimarkën në “Signal Iduna Park”.
Në minutën e 36, ndeshja u ndërpre për shkak të një rrufeje, arbitri i dërgoi lojtarët në stol dhe më pas drejt dhomave të zhveshjes.
Skuadra e drejtuar nga Nagelsman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53. Haverz realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 68, Musiala realizoi golin e që i dha kualifikimin Gjermanisë në çerekfinale.