Fantastik Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë në Premier Ligë. Ai e nisi si titullar sfidën ndaj Lidsit dhe në minutën e 53 e dërgoi topin në rrjetë.
Redmond u nis në kundërsulm dhe pasoi për Brojën, që me portën bosh nuk e kishte të vështirë të gabonte. Sulmuesi shqiptar u dëmtua gjatë golit, por për fat të mirë nuk ishte asgjë serioze dhe lojtari u rikthye sërish në fushë. Ky ishte goli i parë për Brojën në Premier Ligë dhe ndeshja e parë si titullar.
— News video (@Newsvideo13) October 16, 2021