Friday, November 22, 2024

Alqi Bllako dorëzon mandatin në Kuvend, pritet arrestimi i tij

Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e deputetit Alqi Bllako për dorëheqje nga mandati i deputetit. SPAK një ditë më parë kërkoi nga Kuvendi autorizim për arrestimin e tij.

Ndërkohë që në orën 18:00 të së mërkurës është njoftuar mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe për të hequr imunitetin e deputetit Alqi Bllakos.

Por në një reagim të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij si i dyshuar për aferën e inceneratorit të Fierit, Alqi Bllako në rrjetet sociale shkruajti dje se do hiqte vetë dorë nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë.

‘Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj.

Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!’, shkruan Alqi Bllako.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë