Friday, November 22, 2024

Alqi Bllako dhe pasardhësi i tij me 5 milion dollarë në Qipron Greke

Shkruan Sokol Pepushaj

Socialisti hajdut Alqi Bllako u përqafua me kolegët e parlamentit dhe u nis për në burg, thua se e thirri atdheu në një detyrë tjetër. Është zakon i të gjithëve. Edhe kur arrestohen, ndihen krenarë për ç’kanë vjedhur e ç’kanë dreqosur.

Edhe mediat i mbështesin! Kanë përcjell për në burg Fatos Nanon, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin Rexhep Selimin, Lefter Kokën, trafikantë e kriminelë, me “diçiturën” se i thirrën të ndihmojnë me dëshmitë e tyre. Nëpër studio ka asish që lajmin e veshin me “kollare” krimi e “kostum” patriotizmi, që të ngjajë sikur këta po shkojnë ushtarë me forcat e NATO-s në ruajtje të paqes. E jo në burg për hajdutëri e veprime kriminale. Kolegët tanë kishin dalë për “punë krahu” nga plateja ku kalonin pasanikët. U punësuan nga ata që kapën miliona dollarë o me drogë, me kontrabandë, o me Edi Ramë, Sali Berishë, Fatos Nano, Ilir Metë dhe i bënë në ekrane e studio, lajm e gazetari.

Kështu ngjau me Alqi Bllakon,  kështu do ngjasë me gati tërë deputetët. Se shumë shpejt ligjvënësit s’do jenë më aty, por pas hekurave.

Alqi shkoi në burg i pari për këto arsye.  U kap i pari se ishte “peshk” me grep në gojë që kur në ujërat ku po peshkon Yuri Kim sot, gjuante Donald Lu dje.

Po zevendësi i Alqit, ç’është?

Është socialist si Alqi e specialist hajdut si Fatmir Mediu që i mban uturakun Sali Berishës. Po, këtej ku ka ujë e dritë më shumë se kudo, s’ka as ujë me pi, as energji elekrtike, as lajm të plotë, se gjysmën e kolegëve i kemi me mafian, me Alqin e me Pandin.

Kështu pra, gjysma e ngjarjes, hajdutllëku i Alqi Bllakos, i fshihet pas politikës, gjysmës e shqiptarëve. Edhe gjysma tjetër e ngjarjes, super vjedhja e Pandeli Majkos i maskohet me shall patriotizmi gjysmës tjetër. Edhe Edi Rama foli me gjysëm zëri, me gjysëm faji, si dikur Adriatik Llalla e sot Arben Kraja.

Më të qartë e doni argumentin?

Patjetër! Këtë Alqin që është “peshk”, e fshehu Edi Rama në Parlament, derisa SPAK-u, nga presioni amerikan, u detyrua ta “thërrasë”; kurse këtë Majkon që i kishin humbur 80 milion dollarë nga taksa me emrin e tij, e kishte “strehuar” nën “sqetull” të vet Arben Kraja, duke i pëshpëritur në “vesh” Edi Ramës që ta lërë diku në një hije që nuk i bie askujt ndërmënd se është i gjallë.

Majko që pritej të arrestohej, në Parlament sikur s’bën, apo jo, prandaj i kushtuam këtë shkrim. Jo për gjë,  por paçka se ngjan si budalla, është supërhajdut e supërpasanik.

Se si i janë “ngatërruar” nëpër “torbë” 5 milion euro që i ka andej nga Qiproja Greke. Mund të ishin edhe në Qipron turke, por Majko është perëndimor e patriot. Edhe për burg, shumë shpejt, si “patriot” do niset.

Kur thua taksa “Majko”, të gjithë e njohin, kur kërkon paratë e saj, askush s’di gjë as sa u mblodhën, as ku shkuan.

Ja, në fillim të vitit 1999, sapo lufta në Kosovë kishte mbaruar, kryeministri Pandeli Majko, krijoi nismën për ndërtimin e rrugës që do lidhte Durrësin me Prishtinën. E pagëzoi taksën me emrin e vet, taksa “Majko”. Ky investim nisi në respekt të nuses kosovare të vëllait  të kryeministrit. Pushteti jo vetëm ka sjellë para me thasë, por  është konsideruar si pronë private. Edhe sot, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e njeh Partinë Demokratike pronë të Sali Berishës.

Tek prona, tek paratë kacavirren këta milionerët hajdutë.

Ja, ecni pak ‘indietro’, kur Majko mbushte thasët me dollarë që dorëzoheshin në zyrat e shtetit, si tek Sudja. Gjithkush kishte një mjet motorik, ka paguar për shumë vite 7000  lekë e lart për rrugën e Kombit.

Askush s’i numëroi saktë ato para, por thuhet se ishin 83 milion dollarë në “koshare”.

Tre vjet më vonë, më 2002, kryeministri Fatos Nano kapi nga thesi i Majkos vetëm 3 milion dollarë se aq i duheshin, pasi gjithë punën për ndërtimin e segmentit Rubik-Reps e bënë trupat e xhenios.  Kështu tha Nano, se mori 3 milion, por as tha as e pyeti kush ku shkuan të tjerat, se flitet nëpër fshat që “trasta” kishte 83 milion dollarë brenda.

Ne s’po themi gjë, por pyesim, ku shkuan ato para të shqiptarëve, pasi dihet, “Rruga e Kombit” ka përpirë 1.4 miliardë dollarë, por asnjë cent nga ato të taksës së famshme “Majko”?

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë