Tre persona mbetën të plagosur nga një aksident i shumëfishtë në aksin Milot-Mamurras. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku janë përplasur katër autovetura.
Dy nga makinat janë pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, i cili po kthehej në kryeqytet pas takimit në Laç.
Tre personat kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Dyshimet janë se një makinë u ka hyrë kundravajtje.