“Vendimin do ta bëj të ditur në momentin e duhur”. Kështu u shpreh ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, pasi u pyet nga gazetarët, nëse do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.
Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Basha u shpreh se e ka treguar me vepra, që di ta vendosë interesin e demokratëve, mbi interesin e tij personal.
“Përgjigja ime është kjo. Siç e kam treguar me vepra, që di të vendos interesin e demokratëve, mbi interesin tim personal, kështu do të vazhdoj ta tregoj me vepra dhe vendimin do ta bëj të ditur në momentin e duhur”, theksoi ai.
Kryesia e PD, 17 anëtarë të saj vendosen që në datën 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri.
Vendimi është miratuar dhe tashmë do të nisin pergatitjet për procesin, nga një komision zgjedhor brenda PD dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gamzent Bardhi.