Friday, November 22, 2024

A do të bashkëpunonte BE me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Ja si përgjigjet Soreca

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka folur nga Korça nëse vendet e BE-së do të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike nëse në krye të kësaj force politike zgjidhet kryetar Sali Berisha, referuar debatit që po ndodh mes Bashës e Berishës.

Soreca u shpreh se Bashkimi Europian bashkëpunon me të gjitha forcat politike dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Ai theksoi gjithashtu se delegacioni i BE ka bashkëpunuar me PD-në edhe kur kjo e fundit kishte dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.

Pyetje: ”A janë të gatshme vendet e Bashkimit Europian për të bashkëpunuar me një Parti Demokratike që në një të ardhme të afërt mund të drejtohet dhe nga z.Berisha?”

Ambasadori Luigi Soreca: ‘‘Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Vazhdimisht kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ishte jashtë Parlamentit. Ne do të ndjekim zhviullimet bremnda partisë. Asgjë nuk do të ndryshojë. Do të punojnë me të gjitha forcat politike si zakonisht.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë