“Partitë të gjejnë bashkëpunimin politik për integrimin”- ka qenë kjo thirrja e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca drejtuar politikës shqiptare në fjalimin e largimit, ndërsa vendi ynë kërkon dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit”- tha diplomati, duke shtuar se “mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe e kam kuptuar se njerëzit e kanë kuptuar që është prioritet është integrimi në BE”.
Po ashtu, Soreca ka paralajmëruar se kjo nuk është hera e fundit që shkel Shqipërinë, dhe se do të kthehet sërish si “qytetar i thjeshtë, apo Luigi Soreca”.
“Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi, debate politik duhet të jetë pikërisht këtu, do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar, largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit, kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kam bërë mijëra kilometra, mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe gjithandej e kam kuptuar që njerëzit e kanë kuptuar që është prioritet është integrimi në BE, koha për dasmë ka ardhur tashmë, unazat janë bërë gati, vendet anëtare e dinë se çfarë duan, duan që të çelen negociatat për anëtarësim. Do të kthehem në Shqipëri ndoshta me një detyrë tjetër, po do kthehem si një qytetar i thjeshtë, thjesht si Luigi Soreca”, tha Soreca.