Friday, November 22, 2024

Çmimi i hekurit u trefishua/ Basha ktheu selinë në bunker, 1 derë 350 kg

TIRANË– Selia e Partisë Demokratike është ‘lehtësuar’ sot nga të gjithë dyert e dritaret e hekurit që ishin vendosur nga kryetari në ikje, Lulzim Basha, vetëm pak ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit.

Pamjet nga brenda selisë qendrore të PD-së, tregojnë se si punonjësit përpiqen të nxjerrin nga zyrat materialet e rënda dhe pavarësisht se janë të shumtë në numër, zbrasja e godinës është mjaft e vështirë.

Nga rrëfimet e tyre pas kamerave mësohet se vetëm një derë hekura peshon 350 kg, gjë që tregon se zyrtarët e PD-së ishin strehuar në një bunker të vërtetë. Për të blinduar totalisht shtëpinë e demokratëve mësohet se janë përdorur disa ton profilesh hekuri. Por heqja e këtij hekuri tregon edhe shkuarjen dëm të mijërave eurove.

Për këtë na vjen në ndihmë dhe një deklaratë e vetë kryeministrit Edi Rama. Në një dalje publike më 19 mars të këtij viti, kreu i qeverisë tha se çmimi i hekurit është trefishuar. Gjatë takimit me fermerët, Rama shtoi se efektet e krizës po ndihen fort edhe në Shqiperi duke dhënë si shembull ndalimin e investimeve publike e private si pasojë e trefishimit të çmimit të hekurit.

Por siç duket, rritja e çmimit nuk e zmbrapsur Bashën që të vijonte me blindimin e selisë. Në një vëzhgim të faqeve të kompanivr që bëjnë punime hekuri rezulton se vetëm një shufër hekuri kushton deri në 30 euro (rreth 7 kg). Pra një derë e fortifikuar për t’i bërë ballë një lufte ka kushtuar afro 2000 euro.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë