Saturday, June 28, 2025

Nënkryetari i PD në Elbasan: Berisha po shkatërron partinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të degës Elbasan, Viktor Bella, ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në këtë forcë politike.

Duke u ndalur te përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, Bella shprehet se foltoret e ndërmarra nga lideri historik, po e shkatërrojë Partinë Demokratike.

Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që Partia Demokratike të mos përçahet.

Reagimi i plotë:

Nga 8 Tetori i këtij viti kur “Foltorja ” e Sali Berishës ishte në qytetin tim dhe deri tani që vendosa të shkruaj kanë kaluar mjaftueshëm ditë për të gjykuar qetë e qartë gjithçka u tha në sallën e Teatrit “Skampa ” të Elbasanit ,nga Sali Berisha dhe nga ata që e kanë mbyllur tashmë ciklin e angazhimit të tyre politik ose që janë drejt mbylljes së këtij cikli. Shumica e atyre që i ishin bashkuar z.Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të Djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 & 2 , nga servilizmi politik ndaj Liderit i garantuan vetes e të afërmve poste e punë fitimprurëse duke abuzuar e përfituar gjithçka mundën gjatë periudhës kur qeveriste e Djathta. Ata që ndoqën Berishën në “Foltoren” e Elbasanit nuk janë shquar kurrë për sakrifica e kontribute në fuqizmin e PD.

Shumica e tyre falë servilizmit të jashtëzakonshëm të tyre indirekt kanë përfituar pa fund edhe gjatë viteve të Qeverisjes së Majtë. Kjo duket e pabesueshme por ky është realiteti i hidhur i të Djathtës në Elbasan gjatë këtyre viteve në Opozitë.Në 2011 një pjesë e mirë prej e tyre i mbushën mendjen Sali Berishës të jepte mbështetjen për kandidatin për kryebashkiak të “Aleancës për Qytetarin në Elbasan, një ish socialist e LSI-ist që kishte përndjekur e luftuar çdo familje demokrati në Elbasan .Kjo lëvizje taktike e djallëzore ishte një goditje shkatërrimtare dhe mjaft e rëndë për PD e Elbasanit që u përjetua si një Dramë e tmerrshme .Pasojat e keq qeverisjes së disa pseudodemokrateve dhe asaj që ajo la pas në 2013 ishin katastrofike. Por çuditërisht askush nuk foli dhe nuk i kërkoi llogari Sali Berishës për atë çka ai i bëri Elbasanit ne ato 8 vite. Mbetet mister se si Sali Berisha u pajtua me atë humbje të paralajmëruar nga demokratët e vërtetë punëtore dhe të ndershëm elbasanas që ju dhëmb shpirti për PD dhe idealet e Dhjetorit.

Elbasani ka një qytetari të jashtëzakonshme është djep i kultures dhe i dijes i arsimit dhe i shkencës i këngës dhe i valles i familjes dhe traditës dhe ka demokratë të pa numërt të cilëve ai nuk i kërkoi kurrë falje dhe as nuk ka ndërmend ti kërkojë për atë çka bëri në ato zgjedhje .Ashtu sikurse nuk ka qejf ti kujtosh betejat e shumta të tij të humbura me të majtën që janë më të shumta se sa betejat e humbura prej Bashës .Por lideri aktual i PD , Lulzim Basha është i vetmi që e ka udhëhequr fushatën zgjedhore në këtë Qark si askush tjetër duke shënuar rekordin historik të fitores së shtatë mandateve nga dy që kishte marrë në 2005 dhe që në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 e rivalizoi me gjashtë mandate Gazmend Bardhi . Ishte Basha ai që pas asaj fitoreje spektakolare që siguroi në Elbasan në 2009 loboi për investime të shumta në këtë Qark e mbi të gjitha për ndërtimin e autostradës Tiranë -Tyneli i Krrabës -Elbasan per te cilen Elbasanasit i janë mirënjohës Bashës për kontributet e dhëna në thithjen e investimeve të shumta në Qarkun e Elbasanit .Sot ata që duket se janë mbështetës të Berishës po bëjnë të gjitha përpjekjet që të përbaltin figurën e Bashës .Berisha dhe mbështetësit e tij po kërkojnë që të firmosin formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ndërsa janë duke bërë në këtë mënyrë një puç brenda Partisë Demokratike.Shumica e atyre që e ndiqnin Berishën në “Foltoren ” e Elbasanit janë humbësit më të mëdhej të fushatave elektorale. Të ulur si bolshevikë e turqelinj të plakur, në rreshtat e parë duartrokisnin me mall e nostalgji duke kujtuar të mirat që kanë përfituar nga udhëheqja e tij, dhe shumë mirë bënë sepse do të ish e pa udhë për ta sikur të mos ishin, përfshirë këtu edhe të vetëquajturin “super” deputeti Luc Boci i cili ashtu si edhe zgjedhësit e tij e dinë sesi e siguroi një mandat më herët për shkak te “kontributeve” të tij ne arsim, dhe miqësive të reja këtë me thyerje herësi në 25 Prill 2021.

Prandaj Berishën në këtë aventurë që po synon ta shkatërrojë PD duhet ta braktisin demokratët e vërtetë dhe Basha duhet ta ruajë PD nga përçarja . Berisha tha po largohem atëherë kur nuk kishte më vënd në lidërship për të dhe u betua që nuk do rikthehej më kurrë .Por kur ju prekën interesat personale e familjare per shkak te shpalljes non grata nga SHBA ,Sali Berisha filloi menjëherë një betejë me intensitet të lartë me Lulzim Bashën për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike . Ne kete aventure Berisha po perpiqet te mbaje nga pas edhe disa deputetë të pashpresë të PD me qëllimin e lig që ta shkatërrojë Opozitën e Djathtë edhe pse i ishte bërë thirrje që të ikte butë nga PD dhe jeta politike.Që kësaj situate kaq problematike për PD , ti jepet fund duhet që Lulzim Basha të dalë para demokratëve te ndershem me nëj platfaormë të qartë dhe bindëse për të ardhmen duke deklaruar projektin që e sjell PD në pushtet duke lënë pas njëherë e përgjithmonë hijen e Sali Berishës.

Shqipëria dhe shqiptarët duan sa më shpejt një Opozitë të vërtetë dhe sa më të ndershme .Lulzim Basha duhet të tregojë se është lider prej vërteti . Partia Demokratike do të eci përpara me Lulzim Bashën dhe të gjithë shqipëtarët demokratë, punëtorë e të ndershëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë