Sunday, June 29, 2025

Ekspertët e sigurisë thirrje gjeneralëve rusë: Vriteni Putin

Ekspertët e sigurisë në Perëndim u kanë bërë thirrje gjeneralëve dhe ushtarëve rusë të çlirojnë botën nga Vladimir Putin duke hedhur një ide disi të “rrezikshme”.

Ata paralajmëruan se një dështim për të vrarë Putinin “e çmendur”, do të forconte kontrollin e presidentin rus në pushtet për të paktën edhe një dekadë tjetër.

Thirrjet u bëjnë jehonë atyre të mëparshme nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili i kërkoi rrethit të ngushtë të Putinit ta vriste atë.

“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si përfundon kjo është që dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë. Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës një shërbim të madh.”– tha ai.

Thirrjet janë rritur në ditët e fundit për spiunët dhe gjeneralët e lartë rusë që të ngrihen kundër Putinit. Dhe dje raportet pohuan se shumë po humbnin besimin te lideri i tyre pasi u shfaqën më shumë prova të krimeve tronditëse të luftës gjatë pushtimit barbar. Fotot dhe videot e neveritshme treguan bomba thërrmuese ruse që bien mbi civilët.

Në Irpin, afër Kievit, vendasit u larguan të tmerruar pasi shtëpive iu vu flaka.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë