Friday, November 22, 2024

Zbulohet “shtëpi bari” në Kosovë, kapen në flagrancë 6 persona

Në orët e pasdites së të premtes së kaluar, (18 shkurt), policë të shumtë ishin përgatitur për të kryer një ndërhyrje në një mulli në fshatin Shirokë të Suharekës, në Kosovë.

Njësiti për hetimin e narkotikëve në Prizren kishte marrë informacione se në një objekt disakatësh që funksiononte si mulli po zhvillohej veprimtari ilegale kryesisht i rritjes së bimëve narkotike dhe përgatitjes së drogës për treg.

Prokuroria e Prizrenit kishte udhëzuar hetuesit policorë që të ndërmerrnin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin dhe informacionin e marrë.

Në hetimin e rastit u vunë në dispozicion edhe masa të fshehta për të siguruar prova në lidhje me personat e dyshuar që po kultivonin narkotikë. Sapo kishin marrë urdhrin për ndërhyrje Policia kishte zënë në flagrancë gjashtë persona, disa nga ta shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Pamje të mbjelljes së kanabisit janë transmetuar në emisionin “Kallxo Përnime”. Në vazo me ndriçim artificial bimët e kanabisit ishin rritur deri në 2 metra.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë