Një ditë pasi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit me kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e vendimit.
Përmes një kërkese të depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, juristët e Partisë Demokratike thonë se kërkesa e paraqitur nga LSI-ja, PDK-ja dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua në kundërshti me kodin elektoral përpara se të regjistroheshin si parti.
Një tjetër argument është se janë përdorur simbolet e Partisë Demokratike pa miratimin e Lulzim Bashës. Sipas selisë blu mbetet e paqartë se cila nga partitë do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.