Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit është rikthyer sërish në selinë blu për t’i lënë afat deri më 5 Dhjetor Lulzim Bashës që të dorëzojë detyrën dhe të lirojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike. Në emër të Komisionit, deputeti Belind Këlliçi, lexoi letrën ku i kërkohet kryedemokratit që t’i hapë rrugë vullnetit të shprehur fillimisht nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe më pas edhe nga anëtarësia demokrate në referendumin e datës 18 Dhjetor.
“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i krijuar si vullnet i Kuvendit, me anë të ju fton të njiheni me vullnetin e anëtarësisë dhe organeve më të larta vendimmarrëse. Kërkohet nga ana juaj që të merrni masat përkatëse të jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizëm i demokracisë së drejtpërdrejtë duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse tek Komisioni i Rithemelimit deri me datën 5 Janar 2022.
Në të kundërt Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit i ka kujtuar Bashës se do të përballet me anëtarësinë.
“Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe refuzimi i vullnetit të anëtarëve të PD të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”.
Këlliçi bëri të ditur se shkresa zyrtare është depozituar në Partinë Demokratike dhe paralelisht i është dërguar për dijeni edhe gjithë përfaqësive diplomatike në vendin tonë.