Tuesday, July 1, 2025

Basha: Berisha nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD, është i përjashtuar

Lulzim Basha deklaroi këtë të shtunë se Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe Këshilli Kombëtar dhe për këta arsye nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Basha shtoi se Berisha do të vijojë të qëndrojë anëtar i PD deri në momentin që të gjykohet se ai dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

Lulzim Basha: “Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i Grupit Parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit Kombëtar për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar. Rrugët e Sali Berishës me organet drejtuese të Partisë Demokratike janë të ndara. Me veprimet e tij është vetëpërjashtuar. Detyra jonë nuk është të merremi me të. Sa herë hipën dhe zbret shkallë Sali Berisha është puna e tij.

Në ditët e ardhshme Sali Berisha mund të hipë shkallët, mund të zbresë shkallët. Mund të thërrasë protesta kundër Blinkenit, kundër kujtdo që mendon ai. Mund të krijojë celula e organizata me orientim antiamerikan. Mund të bëjë çfarë të dojë, por  nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD. Është i përjashtuar për shkak të vendimit të Kuvendit. A do të jetë anëtar? Deri në momentin që të gjykohet se ai dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale. Deri më tani sjellja e tij është qesharake.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë