Wednesday, March 12, 2025

Takimi me Gabriel Escobar, Rama zbulon se çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se Escobar folën për partneritetin mes SHBA dhe Shqipërisë, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon si dhe dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur.

Edi Rama: Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë