Friday, October 18, 2024

Firmat në PD, Ngjela: Kuvendi nuk do mblidhet, qëllimi i Berishës është destabilizimi i Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela ” deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha, është figurë anti-historike dhe se synon destabilizimin e vendit.

Gjatë një interviste në “News24”, Ngjela u shpreh se firmat janë të pavlefshme dhe se kjo është vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

Spartak Ngjela: “Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do  të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi”.

Sipas Ngjelës, Kuvendi nuk do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa thekson se do të shohim një komedi me këtë situatë.

Gjithashtu, ai sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallëzim në SPAK , pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë